E verteta shokuese DHE sheruese e trurit tend!

E verteta shokuese DHE sheruese e trurit tend!

Imaginoje me zoteru nje teknike qe i  ofron trurit tend mundesi me sheru trupin tend.

A eshte kjo e mundur?

Pergjegjja eshte PO!

Sigurisht edhe ti e din se truri eshte organi me kompleks ne trupin tone. Ne historine e njerezimit dhe teknologjise sone moderne asnje organ ne trupin tone nuk ka pas me shume studime  sesa truri. Ende studijohet. Truri jo vetem qe eshte kompleks por eshte edhe mrekullues.

Fuqia e trurit tone eshte sheruese, ne qofte se e krijojme nje ambient pozitiv mbrenda nesh dhe rreth nesh.

Kur ne nuk ndihemi mire, as truri nuk ndihet mire.

Por edhe kur truri nuk ndihet mire as ne nuk ndihemi mire.

E verteta shokuese e trurit tend!

Shendoshjoshendosh
Imazhi i majte: Truri i shendoshe, imazhi i djathe: Truri jo i shendoshe

Ky imazh i takon klinikes psikiatrike amerikane ”Amen Clinics”. Ne kete klinik jane bere studime te shumta mbi trurin. Ne vecanti eshte te permendet studimi 20 vjecar ne krye me drejtorin e mjekesise te kesaj klinike dhe psikiatrit te njohur boteror Daniel Amen. Dr. Daniel i ka skanuar gjate ketyre viteve mbi 63.000 tru njerezish.

Ne keto studime eshte bere skanimi i trurit te shendoshe dhe atij jo te shendoshe dhe cka i karakterizon keto. Ngjyra ne imazh nuk ka rendesi por forma ka. Forma simetrike e plote e eshet truri i shendoshe, ndersa ajo jo simetrike me vrima eshte jo e shendoshe.

Ne qofte se edhe ti ke qene ne gjendje stresi konstant, ankthi, depresioni, ke pire duhan, alkohol, nuk ke fjetur mire, ke qene ne ambient toksik ashtu do te dukej edhe truri yt. (Ashtu u duk edhe truri im para 10 viteve)

Ne sot kemi mjaft dituri te dijme se kur truri yne nuk eshte i shendosh  jo vetem qe semundjet parakohore na lindin, si. psh. shtypja e larte te gjakut, diebeti, depresioni kronik, kanceri etj. por edhe rreziku te plakemi dhe vdesim parakohes eshte bere fakt.

Konsideroje kete artikull si nje alarm qe krijon motivim ne organizmin tend. Merre kete si pozitive, sepse vetem atehere do te deshiron te ndermerr dicka qe ta permiresosh shendetin e trurit dhe trupit tend. Ne qofte se deshiron me jetu me shendosh ti e merr kete artikull me 100% seriozitet.

E verteta sheruese e trurit tend!

Truri yne i ka mbi 100 miliarda qeliza.
Cdo qelize eshte e lidhur me njera tjetren ne 10.000 menyra te ndryshme. Kjo ben qe ne trurin tone egzistojne me shume lidhje nderqelizore se sa ka yje ne universin tone.
Kur qelizat lidhen dhe keto kontakte nderqelizore jane  jo te shendosha, atehere truri yne nuk ndihet mire, qe automatikisht do te thote as ne nuk ndihemi mire, e as trupi yne.
Ketu eshte shpresa sheruese!
Kur truri yne krijon kontakte te reja  dhe pozitive ne mes te qelizave atehere truri e fillon procesin e vetsherimit. Me poshte do te shpjegoj se si.

Por me se pari:

Cfare e krijon shkeputjen e qelizave ne mes veti apo lidhjen jo te shendosh te qelizave te reja?

  • Kur mendojme mendime negative cdo dite
  • Kur te mendojme mendime te njejta cdo dite
  • Kur jemi ne gjendje depresioni
  • Kur jemi ne gjendje ankthi
  • Kur nuk flejme mire gjate nates
  • Mbi pesha (Sa me shume mbipeshe kemi aq me i madh eshte rreziku te kemi tru jo te shendosh)
  • Ushqimi i paregullt
  • Lendimet e ndryshme te  trurit
  • Ambienti toksik
  • Relacionet jo te mira

Cfare krijon me shume lidhje pozitive dhe sheruese ne trurin tone? 


  • Dituria e re
  • Meditimet
  • Afirmimet
  • Falenderimet e rregullta
  • Ushqimi i shendoshe
  • Fjetja e mire, pushimi i mire
  • Ushtrimet fizike
  • Kur ndihemi mire
  • Kur kemi energji te lehte dhe pozitive ne trup
  • Relacionet pozitive

Ambienti ku nuk krijohen dhe zbulohen gjera te reja, inovative, ku egziston varferia dhe njerezit jane jo fleksibil, aty shendeti i trurit ne pergjithesi nuk eshte i mire. 

Afirmacionet si teknike sheruese te trurit tend

A ka shpresa dhe a ka zgjidhje?

Pergjegjja eshte PO dhe PO!

Nga perspektiva ime personale dhe profesionale zgjedhjet qe une t’i ofroj ty jane terapeutike. Ato jo vetem qe te ndihmojne t’a menaxhosh gjendjen, por cka eshte me e mira ta ndryshon ate.

Paramendoje kete fakt mrekullues, qe asnje psikolog dhe mjek nuk ta thote:
Barnatoren natyrore e ke ne disponim 24 ore ne dite.
Ai eshte truri yt. 



Shkenca dhe pervoja praktike e ka verifiku se meditimet dhe fjalet pozitive bejne qe truri te liroj hormonet e quajtuara Endrofine, qe e qetesojne trupin. Keto hormone jane tri here me te fuqishme se sa morfina.

A do te kishe dashur ta kesh nje arm sekrete qe do t’i mbynte mendimet negative cdo dite?

Shkurt per afirmacionet.

Cdo mendim dhe cdo fjale qe e thua eshte afirmacion. Cdo dialog i  yti i mbrendshem ne koken tende me vetveten, eshte nje “rryme” afirmacionesh te ndryshme.

Ne jemi vazhdimisht duke afirmuar ne nivelin e nenvetedijes me mendimet, fjalet dhe kjo rrjedh e afirmacioneve krijon cdo eksperience tonen ne cdo moment.Dashte e padashte. Me vetedije apo pavetedije.

Cfar te ofroj ty tani?

Te ofroj ndryshim dhe zgjdihje!

Keto afirmime pozitive vlejne edhe per ty qe nuk ke problem, por qe deshiron me mirembajt shendetin e mire.

Kur te behesh anetar i buletinit te shendetit ti do te pranosh afirmime, meditime si dhe keshilla te pershtatura nga problemet me te zakonshme qe njerezit ballafaqohen sot ne shoqerine moderne.

Per t’u regjistruar ne buletin plotesoji te dhenat ketu me poshte, dhe pastaj hyn ne email dhe aty te pret nje dhurate nga une. (Nese regjistrohesh me hotmail.com apo live.com kontrolloje me se pari “junk mail” apo “shporten e berllogut”)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.