Zgjim mental dhe spiritual që rezulton në ngritjen e vetëdijës.
Mental and spiritual growth that results in raisining the conciousnes.

Pese Keshillat E Realizimit Te Enderrave

Pese Keshillat E Realizimit Te Enderrave

Sot ka qene nje dite fantastike per mua dhe per degjuesit e Radio Suedise.

Para se t’ja vazhdoj deshiroj te them se ky artikull do te ben fjale per Monen dhe per programin edukues “Transforma”.

Kush eshte Mona?
Para 6 viteve me ka kontaktuar nje vashe e re. Ishte 19 vjeqare atehere, por me vizione te medha.Mona e kishte nje enderr dhe deshironte ndihme per te realizu kete.
Ne ate kohe une punojsha si keshilltare e karrieres. E kisha startuar nje projekt ne kompanine time qe quhej “Puna te cilen e enderron”. Njerezit qe me kontaktonin ishin persona qe e kishin vetem nje qellim ne jete. Qellimi ishte:  Me fitu punen e tyre te enderrave, e jo cfardo pune, pra te punojne me dicka qe ata enderrojne.

Per mos me zgjat storien shume, mund te shtoj se Mona ishte nje vajze shume e vendost me nje qendrim te pjekurl. Edhe pse ajo atehere punonte me punet jo te kvalifikuara, ajo e dinte se cfare deshironte.

Për t’i transformuar enderrat ne realitet duhet krijuar qellime.
Kjo eshet formula baze. Por jo vetem aq. Ekuacionet e formules duhen te kombinohen ne menyre korrekte, njejte sikurse formulat kimike. Balanci eshte kyq.

Keshtu qe vendosem qe me Monen ta krijojme nje plan 10 vjeqar. Kemi punuar plot 3 muaj dhe jemi takuar nje here nje jave. Pas tre muajve e kam ditur se Mona do ta realizoj enderren e vet. (Ne disa raste me duhet te punoj 6 muaj, e ne disa raste me gjate)

Me intenzitetin e puneve dhe hapesiren e kohes, kontakti na ishte ralluar gradualisht.

Sot, pra pas 6 viteve me kontakton Mona ne Facebook dhe me pyet:
“Elvira a je aty?
I thash: “Po urdhero?”

Pasi qe Mona e kuptoj qe ende jam duke punuar me keshilla dhe njerez me pyeti se a do te kisha pas deshire te bej nje interviste me te “Live” ne Radion Suedeze dhe tema ishte “Enderrat e realizuara”.

Kur u kyqa ne emision e kuptova se Mona e kishte realizu enderren e saj.
Pasi qe me prezentoi si mysafire te programit ajo shtoi dhe ndau me degjuesit:
“Para disa diteve, duke e pastruar dhomen i  kam gjetur shkrimet e planit tim 10 vjeqar me keshilltaren e enderrave te mia Elvira Haxhiaga dhe ne faqen e pare e kam pa “gazetare ne radio apo televizion”.

Kur i degjova keto fjale me buzeqesh fytyra dhe me dukej sikurse ska lufte ne bote. Eshte paqe!

Mona e ka realizuar enderren e saj pas 6 viteve, jo 10.
Sot ajo punonte ne kanalin me te popullarizuar suedez ku shumica e degjuesve jane te rrinj me origjine te kuturave te ndryshme, e edhe suedeze.

Ne emsion detyra ime ishte tju dhuroj degjuesve 5 keshila me te mira dhe te forta per t’i realizuar enderrat e tyre. Keto keshilla do t’i ndaj shume shkurt ketu me ty tani.
1. Guxo te enderrosh.

2. Percjelle ndjenjen ne trupin tend (Per kete me shume ne “Transforme”)

3. Vendos se do te punosh per ta realizuar enderren

4. Rri me njerez qe i kane arritur enderrat e tyre, apo me ata te cilet ende punojne me kete

5. Kerko ndihme nga ata te cilat i jetojne enderrat e tyre. Mundem me qene mentoret e tu, apo keshilltaret profesional.
(Mos merr keshilla nga ata te cilet nuk kane enderra, apo nuk i kane realizuar ato).

Te gjithve na duhet Transforma

Transforma eshte nje platform edukuese qe do te starton me daten 21/6 dhe qellimi kryesor eshte ndryshimi fundamental ne qendrimet se si mendojme dhe e zgjedhim me jetu jeten.

Sot e dijme qe mendimet e krijojne jeten tone. E dijme gjithashtu se per t’i ndryshuar mendimet, duhet ndryshuar sjelljet dhe qendrimet. Per kete duhet ndihme dhe edukim!
Ti qe e zgjedh programin edukues “Transforma” do te thellohesh me shume ne temen dhe pikat qe i kam shkruar me larte. Kjo do te ndodh ne nivelin e trete te programit. Programi i ka tri nivele te ndryshme dhe do te fokusohet, kryesisht ne mendje, trup dhe lidership. Temat do te jene te ndryshme dhe do te mesohen dhe aplikohen teknika efektive per t’u liruar nga emocionet e renda, me mendje negative dhe riprogramuar apo transformuar ne emocione te lehta me mendje e qendrime pozitive.

Transforma jo vetem qe do te sjell sherim, por edhe ndryshim individual dhe kolektiv!

A mundesh me i realizu enderrat?  Pergjigjja eshte: PO!
Vetem se a don dhe a guxon. Sepse kur e meson formulen e arritjes, asgje nuk do te ndal! Kete guxoj ta premtoj!

Per me shume per Transformen kliko ketu.

Ketu poshte eshte nje video qe tregon per pjesen e pare te Transformes. Ne webfaqe te Transformes dhe ne Youtube mund te gjesh me shume video rreth niveleve dhe permbajtjes se Transformes.

Sfida dhe shpresa e Kosoves jemi vet ne!

Sfida dhe shpresa e Kosoves jemi vet ne!

Radio Televizioni i Kosoves, para disa diteve sa kam qene ne Kosove e ka realizu nje reportazh te shkurter mbi punen time ne trojet tona si dhe per programin edukues per vetmenaxhimin e shendetit “Transforma”.

Video-ja  per mua simbolizon sfida dhe mundesi te reja.E simbolizon te kaluaren sfiduese dhe te ardhmen pozitive, ku se bashku mundemi me kriju me shume!

Shpresoj se do te pelqej!

Sikurse email-at, mesazhet, dituria dhe ekseprienca ime qe jane shpresa jote, gjithashtu edhe ti qe e lexon kete artikull dhe e shiqon kete sekuence te videos me egzistencen dhe me aftesite e tua je shpresa ime!

E di qe secili prej nesh e kemi nje qellim ne kete jete, vetem se duhet ta gjejme ate!

Nese deshiron te dish me shume per “Transformen” me shkuraj tek: elvira@lookfeeldogood.com

 

80 vjeqarja e shokon jurin dhe publikun ne “Britain’s Got Talent”.

80 vjeqarja e shokon jurin dhe publikun ne “Britain’s Got Talent”.

Skärmavbild 2014-04-14 kl. 13.07.15
Kushdo qe ka thene qe mosha e vjeter eshte problem ka genjy!

Mosha nuk eshte problemi, por qendrimi ndaj moshes eshte!

Ne kete video mund t’i shikosh levizjet qe sipas shumices jane te pamundura ne moshen sikurse qe eshte valltarja ne kete klip.

Inspirohu dhe ushqehu me shpresa dhe elimonoji gradualisht mendimet e te tjereve qe i ke be tuat!

Urdhero vallezimin spektakular te Salses me zonjen Paddy! Observoje gjithashtu reagimin e publikut ndaj moshes dhe si jemi te programuar te reagojme automatikisht ne dicka qe e kemi mesuar eshte  e pamundur!

Mesazhi i ketij postimi eshte rimeso dhe rizbulo!

Kur investimet sjellin kontribute

Kur investimet sjellin kontribute

Investimet korrekte ne dituri kane me shume vlere se çdo makine e re apo shtepi e re! Ky eshte mendimi im!

Duke i falenderuar ketij buletini,faqes time zyrtare ne Facebook dhe kesaj webfaqeje, ti je be pjese e mendjes time.

Ne kete artikull do te ndaj me ty pak info per rolin e investimeve.  Pa investimet qe i kam bere, nuk do te kisha mundur as te kontriboj me punen qe e bej sot ne trojet tona.

Ne mesazhin e kaluar tek buletini i shendetit e kam nda me lajmin e programit edukues ne gjuhen shqipe. Programi eshte ne pregaditje e siper se bashku me terapeutet e ndryshem dhe koleget e mi edukues ketu ne Suedi.

Pse?

Sepse deshiroj te kontriboj me dicka me te madhe. Dicka qe do te le gjurme edhe kur gjenerata jone me nuk egziston.

Ne qofte se edhe ti mendon si une, ti e din se tani eshte  koha me e ngrit nivelin e perndritjes dhe vitalitetit te shpirtit tone shqiptar. Jo vetem me u liru nga ankthi por edhe me punu me nivelet me te larta te vetedijes tone njerezore, qe te kontibojme dicka me te madhe dhe globale.

Goda exempelFoto: Malmö 2009, Tubimi i ndermarreseve ne Malmö me temen “Shembuj te mire nga e realiteti i ndermarreseve”  (Une ne skene, si shembull i mire) 🙂

Cfare sjell transformimi?

Zakonisht kur fillon t’a transformosh gjendjen  nga negativja ne pozitive, natyra e trupit dhe mendjes transformohet gjithashtu. Mendja eshte e uritur per ripertrirje, ndryshime dhe mesime te reja. Keshtu eshte per mua dhe keshtu eshte per ty. E sidomos nese je ne transformim e siper.

Deri ne vitin 2007 kam punuar si keshilltare, ligjeruese, terapiste per sektorin publik dhe privat.
Ne vitin 2007 e kam leshuar punen dhe startuar binzesin tim ketu ne Malmö, me ekspertize te njejte.

Ne vitin 2010, vendosa t’a marr nje hap drastik ne veprimtarine time te biznesit. Ishte ardh koha ta ngris nivelin e sherbimeve ne tregun suedez.
Deshiroja ndryshim te struktures se biznesit dhe ekspandim ne tregjet evropiane dhe amerikane. Ishte relativisht fillimi i karieres time si biznismene. Sapo e kishim marre te drejetn ekskluzive me distribu produkte natyrore dhe bimore nga nje kompani ne SHBA.

Keshtu qe vendosa te investoj ne nje Workshop tre ditor ne Floride (SHBA). Udheheqesja e programit ishte Pamela Bruner, eksperte e teknikes EFT ne marketing dhe biznes. Legjende e gjalle ne kete lemi.
Isha kurrioze ta dij se si mund ta aplikoj nje teknike te lirimit te frikes,ankthit dhe stresit gjithashtu edhe ne veprimtarine e biznesit. Vetem workshopi kushtonte 990$. (711€) Udhetimi Malmö – Floride dhe hoteli plus qendrimi u bente dikund 3.000€.

A i kam pas ato te holla atehere qe t’i investoj ne ate workshop? Pergjegjja: jo! Por deshira t’a takoj Pamela Bruner “Live” dhe t’a transformoj biznesin tim ne nivel me te larte, me shtyri t’a therras banken ne telefon dhe ti huazoj 3.000€. Qendrova 10 dite ne Floride, jo tri dite. Takova qindra ndermarres amerikan. Kjo ishte nje nder eksperiencat me te bukura te karrieres time si ndermarrese.

Cka me ka lene pershtypje ne ate Workshop ishte nje oferte e programit edukues qe Pamela Brunner na ofroj neve, afer 280 pjesemarresve,.
Nje vit me Pamelen per ta ndryshuar biznesin dhe jeten e kishte vleren 27.000 dollare.  Nese do te vendosnim qe ate dite, do te kishim zbritje me 3.000 dollar. Dmth programi do te kushtonte vetem 24.000 dollar. Ka pas pjesemarres qe e kane paguar kursin ne vend, shumica nuk kane pas mundesi. E as une jo, ne ate vit.
Ne vitin 2013  jam be  pjese e nje platforme tjeter edukuese amerikane ne krye me Ann Sieg, legjend e marketingut digjital dhe qe ky investim  me ka kushtuar aq shume sa programi i Pameles ne vitin 2010.

Cfare dua te them me kete?

Dua te them se ditura ka vlere, e jo çmim! Nuk e marr diturine si shpenzim, por si investim. Keshtu deshiroj qe edhe ti te mendosh. Pse?
Nga ai workshop, veprimtaria e biznesit tim ne Suedi ka ndryshuar pergjithmone.Nuk jam futur vetem ne tregjet Evropiane por edhe boterore, me produktet tona ekskluzive natyrore. Kompania ime suedeze  eshte nje nder nente kompani ne bote qe eshet e liqencuar te edukoj per marketingun digjital. Gjithashtu jemi te liqencuar t’e edukojme per teknikat e ndryshme te zhvillimit personal dhe vetmenaxhimit te shendetit. Ka qene nje nder kompanite  e vetme ne Malmö, qe eshte drejtuar nga nje shqiptare dhe qe ofronte sherbime ne 4 gjuhe te huaja. Kemi pas partneritet me qeverine suedeze, entin e papunesise, spitalin regjional, zyren e policise dhe organe tjera shteterore dhe private.
Te gjitha keto te arritura, sepse kam investuar per t’u pasuruar me dituri. Arritja me e madhe per mu eshte efekti qe pasuira e diturise sjell.

Sigurisht edhe ti ke investu ne jeten tende ndonjehere?
Jo vetem kur ke investu ne makine te re, pushime, apo objekte banimi por edhe per zgjerimin e diturise. Apo?
Te premtoj se investimi ne dituri relevante qe eshte per TY ne kombinim me guximin e ka vleren kolosale.

Transforma

Tani  per “Transformen”.

Ate qe mundem ta ndaj me ty tani ne lidhje me programin edukues qe jam duke e pregatitur eshte:

– Programin e kam pagezuar “Transforma”, sepse kjo do te ndodh me ty kur e zgjedh kete program dhe me ata te cilet ti do t’i ndihmosh 🙂
– Do te kemi webinare cdo jave
– Takime “Live”
– Workshope dy ditore ne Kosove
– Lista te rezultateve te arritura
– Nje grup i posaqem do te krijohet ne Facebook, vetem per Transformen
– Takime ne Skype
– Platforma “Transforma” eshte program edukuese ne tri nivele te ndryshme dhe perioda te ndryshme kohore qe do te sjell ndryshime ne thellesi dhe gjeresi.

Pse “Transforma”?

Efekti traumatik i luftrave, presioneve te ndryshme te gjeneratave te tera me qindra vite reflekton edhe sot ne trojet tona. Ankthi e ka kapluar popullin tone duke ja filluar nga femijet e deri tek te vjetrit, per arsye te ndryshme. Kete fakt po e them pa egzagjeruar fare, nga perspektiva ime terapeutike.
Ajo qe i mungon popullit eshte INFORMACIONI dhe DITURIA si me menaxhu ankthin, stresin, depresionin dhe shendetin ne pergjithesi.

Kete mundemi me ndryshu vet ne.
Fuqine e humbur, njerezit duhet t’a rikthejne te vetja e tyre.

Pra, eshte koha t’a fuqizojme popullin tone te lirohet nga identiteti i shtypur dhe gjithmone ne vuajtje. Te pastrohemi kolektivisht nga traumat e lashta dhe ato te rejat, e te perditshmet.

Prandaj do te egzistoje ky program. Qe te edukoj persona si ti, per te kontribu, ose per t’u transformuar vet!

Deshiroj qe se bashku me ty te krijoj nje ekip te forte qe do te funksionoj si nje brigade paqesore e organizuar vetem per nje qellim. Me sheru!

A do te kishe pas deshire ta besh kete se bashku me mu?

Qe tani te premtoj se programi edukues qe te ofrohet ty, nuk do te kushtoj sa i Pameles 24.000 dollare, por do te kete nje çmim qe nese deshiron te bashkangjitesh do te jesh ne gjendje te investosh.
Vlera e programit eshte e larte me çmim SHUME te volitshem.

Ky program nuk do te thote vetem mesime te reja per ty, por edhe do te jesh pjese me e ngushte e jetes time profesionale.

Sic kam thene ne emailin e kaluar tek buletini i shendetit se kjo platform edukuese nuk eshte per çdo kend. Eshte per persona te perzgjedhur qe e di sigurt mund ta bejne nje pune fantastike dhe etike.

Do te drejtohet dhe ofrohet edhe ty qe je gati te kontribosh nga nje nivel me i ngritur i vetedijes. Ti qe je gati te lirohesh krejtesisht nga frikat, ankthi apo bllokimet eventuale dhe qe te mundesh te ecesh perpara dhe pa pengesa. Do ta besh kete qe te  kontribosh dhe t’i fuqizosh te tjeret.

Ne emailat dhe artikujt  e ardhshem do te ndaj me ty:
– Temat e niveleve te ndryshme te programit
– Kush mundet me apliku (mosha, gjinia, profesioni,vendi)
– Data e startimit
-Vlera dhe cmimi

Me kete program do t’a di se a eshte populli yne gati per t’a ndihmuar veten te lirohet nga e renda dhe krijuar te lehten, TRANSFORMEN!


Cka mendon,  a je TI gati?

P.s Nese ende nuk je regjistruar ne buletinin e shendetit kliko ketu dhe ta kesh parasysh se kur te regjistrohesh me hotmail.com kontrolloje junk mail-in apo shporten e berllogut ne emailin tend.

Shiqoje, pjesen e pare te progarmit “Transforma”

Pjesa e dyte e programit “Tansfroma”

 

 

Vazhdim i pergjegjjeve“Cfare emisione dhe programe i duhen popullit shqiptar?”

KTV

Vazhdim i pergjegjjeve“Cfare emisione dhe programe i duhen popullit shqiptar?”

“Faleminderit Elvira mua me behet qejfi dhe krenohem qe kemi nje femer si ti.
Mendimi im per mediat eshte qe te jepet me shume mesazh edukativ pa marre parasysh ne cfar sfere te jetes e jo te jepen mesazh i keq siq edhe po jepet neper mediat vendore te Kosoves seriale qe skane pike edukate dhe nuk na medojne neve brezit te ri mire dhe vetem kohen na humbin.
Me vjen vertete keq per kohen qe humbin duke shiku ato emisione koti kur ka mundesi te ndryshohet gjdo gje me pune.
Pse p.sh te mos jepet ndonje emision social apo shoqeror,shoqeria jone dhe tradita jone nder vite,une jam pro ndryshimeve apo me mire te them disa traditave te cilat jane prezente ne Kosove kisha pasur shume deshire te ndryshojme dhe te ecim me kohen jo te merremi me punet e te tjereve.Kurse traditat e mira le te rrine aty ku jane,faleminderit qe me keto fjale dhe me keto emaile qe me dergon e nuk perton me motivon ta zbukuroj jeten time edhe pse gjdo gje seshte ne rregull te askush por sadopak ti kuptoj vlerat e mia dhe te jetes ne pergjithesi.Me fal qe e zgjata aq shume por jam e zhgenjyer me institucionet tona une qe dy vite kam mbaru akultetin e Filologjise degen e gjuhes shqipe dhe jam pa pune,ndoshta nuk eshte nje gje qe mund te me ndihmosh por po te shprehem ty Elvira e dashur si nje femer qe je dhe me kupton,deri kur do te vazhdoj ky popull te vuaj aq shume per gjera themelore te jetes.
Te pershendes dhe me respekt D. I.

———————————————–
“Propozimi im eshte qe ne TV te prezentohen sa me shume programe edukativo arsimore, kulturore, sociale, zbavitese dhe te ngajshme e jo siq eshte duke u bere si deri me tani vetem : lajme, lajme, lajme dhe seriale turke dhe spanjolle qe degjenerojne shoqerine. Me emisionet e deritashme popullata e Kosoves vetem fiton trauma dhe nervoza sepse asgje nuk meson por vetem kush beri vjedhje, kush mori mito, kend kush e vrau apo plagosi, kush shkoi ne burg e te tjeraq qe mendoj se sjellin vetem trauma psiqike e asgje tjeter. Ju pershendes nga zemra e nderuara Elvira.
 “
R. K

————————————–
“Une mendoj se ne Kosove duhet te shfaqen me shume emisone edukative se pari .( dhe jo vetem emisione mendoj se duhet mbajt kurse /semniare ,te behen programe qe do kishin per qellim edukimin e gjeneratave te vjetra se pari e pastaj rinise)
Une jetoj  ne Danimark dhe edhe sot e shoh se sa na mungon edukata ,sepse takoj dhe kam takaur njerz qe jan plak dhe jan pa edukat menxi spresin te shtyhen,kritkikojn,gjykojn etje tj.dhe gjithmon ne emer te “eduaktes” i bejn këto pune

Do doja qe te emitoheshin edhe programet e DrPHILL,Oprah dhe programe ku shfaqet  jeta e femres dhe femijve ne vende si Afganistani p.sh.Kjo per arsye se para disa kohesh kam pa nji emsion qe me ka tmerru sepse tregohej se si  meshkujt vjedhnin ose blenin djem te ri dhe i vishnin si vajza dhe i perdronin per epshet e tyre. Jam prek shume .Ne jemi pak naiv mendoj une dhe ne at gjendje si asht Kosova mendoj se do ishte mire qe nji emison  i till te emitohej ne Kosove qe populli ti hapte syt pak .

Do do doja te emitoheshin programe ku vajzat e reja nuk do mendonin se problemi kryesor ne jeten tyre asht veq si mu martu dhe se nese dikush te ban te vuash ajo nuk asht dashuri. Pra emisione ku femra do mesonte ta vlersonte me teper veten .
Emisione ku edhe femrat tjera te mesohen te perkrahin nese nji femer kerkon te drejtene trashegimis etje tj.
Emisone kur njerzit do ta kuptonin se po sa ti bejn 40 vite nuk do thot se jeta mbaroi.

Dhe mendoj se edhe ndoj komedi ,humor do ti bente mire popullit te shume vuajtur qe sado pak disa qaste ti harrojn brengat.

Dhe do doja qe te shfaqeshin ndoshta emisione ku do shfaqej sa e rrenume ka qenë Gjermanija pas luftes se dyte dhe se si asht ndertu prej gjermanve ( ketu do doja ne fakt po te jet mundsija krejt konkret te shfaqej menyra ,plani,puna ,djersa dhe qdo imtesi te shfaqej per te mesuar si ndertohet shteti ).
M.V

————————————
“Emisionin tend ne Ktv nuk e kam pare,kisha pas shume deshire ta shoh.Une jam teknike  e fizioterapise dhe qdo dite takoj njerez qe jane shume pak te informuar per shendetin,neve na duhen emisione cilesore per shendetesine me nerez te kualifikuar dhe te cilet dijne ta tranmsetojne mesazhin per shendetin tek pacientet ose tek populli.Elvira me pelqene shume teknikat e meditimit qe i percjell tek ne
besom se qdo njeri ne Kosove qe  e ka perjetu luften ose edhe nqs se ka perjetu duhet mi perdore keto teknika relaksuese se jeta ne Kosove eshte me shume stres ,kisha dashte qe  ju te jeni sa me afer me mediat tona dhe te kesh nje emision tendin ,ku do ti percjellesh teknikat  emeditimit dhe keshillat tua  tek ne.Te falenderoj shume per qdo gje, me respekt Zana.”

———————————
“TV sipas mendimit tim duhet me pas me shum kso emisione debate e jo kto seriala turke qe i qesin programet tona, por ndonje debat ku ne shiquesit mundemi me u vetedijesu  duke ju shiqu juve se ma mer mendja qe ka persona qe kan nevoj per keto tema me i ndegju , se shumica e popullit nuk kan kushte me shku te ndonje psilogok dhe sipas mendimit tim eshte mir me pas ndonje program qe sadopak me tregu qysh me pas qasje me u afru me femijet te cilet jan pak sa me agresiv dhe  nuk hapen ne biseda me prinder .

Me respekt S. D.”

“Po sipas mendimit tim cfar do te vendosja une te transmetohej ne mediat ne kosove , kisha pas deshire ne fillim te mbahen me shume emisione me njerez me vlera si ju ne rend te pare ne menyre qe te rritet respekti ndaj njeri tjetrit sepse njeriu eshte i lindur te jetoi ne shoqeri dhe te jap me te miren per njerzit qe i rrethojn ne aspekte te ndryshme .Ne rend te pare mungon shume komunikimi me njerez te profesioneve te ndryshme te shkences, kultures ,sportit edhe shendetesise , ne kanalet televizive tona ne kosove ka vetem muzike dhe seriale turke me vuajtje , nuk ka hapsire per njerez me vlera qe kan mundesi me ba ndryshime tek te tjeret ,ma shume emisone edukative shkollore ,shendetsore ,ekonomike dhe te vizitohen njerzit ne vende te punes ne kosove . duke fillu  nga mosha e femijerise emisionet e ne mosha te rritura   si dhe tju japin hapsire njerzve qe kan vlera e jo vetem atyre qe i njohin por atyre qe punojn dhe jan te zellshem ne profesionet e tyre se vetem ne kete menyre do te kemi suksese”
A. M.

Nese e sheh kete artikull dhe edhe ti sikurse lexuesit e Buletinit te Shendetit ke ideja se cfare i duhet popullit te shiqoj ne TV komento me poshte.

Per te dal tek Pjesa e pare e artikullit kliko ketu.

Me apo pa stres – Populli eshte i mllefosur dhe ka te drejte!!

Me apo pa stres – Populli eshte i mllefosur dhe ka te drejte!!

Mllefi yt dhe i gjithe popullit shqiptar eshet 100% legjitim dhe me vend!

Ky artikull i drejtohet krijuesve me te medhenj te opinionit publik, MEDIAVE.

Nese punon me media ne ndonje menyre dhe te bjen ne sy ky postim, atehere pergjegjesia jote kryesore dhe humane eshte qe kete artikull t’ja dergosh shefit tend me email. Vetem e kopijon kete link me poshte ne email dhe e klikon “Dergo”.

Me apo pa stres – Populli eshte i mllefosur dhe ka te drejte!!

Sipas lexuesve te buletinint “Perndritja dhe Vitaliteti Shqiptar” , mediat shqiptare duhet shiqu dhe be evaluimin e  qellimeve te veta se PSE dhe per KEND egzistojne!

Ne fakt te gjitha organet pergjegjese qe per detyre e kane me i sherby popullit, pa marre parasysh se a jane organe mediale, shendetesore, sociale, politike, apo kultutore duhet marr pergjegjesi per mllefin e popullit.

Ketu poshte do t’i postoj vetem disa nga shume emailat qe une i kam pranuar nga lexuesit e Buletinit te Shendetit “Perndritja dhe Vitaliteti Shqiptar”.

Buletini i ka afer 1.500 lexues te rregullt dhe qellimi kryesor i ketij forumi eshte me vetedijesu lexuesin per shendetin mental, fizik, emocional dhe shpirteror. Eshte thjeshte ushqim i mendjes dhe shpirtit. Autore e ketij forumi jam vet une.

Pas transmetimit te programit “Vizion” ne KTV, ku une isha e ftuar si mysafire dhe tema ishte “Stresi dhe KTVAnkthi”, une ju shtrova lexuesve te buletinit nje pyetje shume te thjeshte:

“Cfare emisione dhe programe i duhen popullit shqiptar?”

Relevante eshte te permendet se ne kete forum jane te regjistruar lexuesit nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Presheva dhe lexuesit qe jetojne ne Evrope dhe bote.

Per shkak te integritetit personal do t’i postoj vetem inicialet e personave dhe jo emrat e plote.

Qellimi i ketij artikulli eshte me kontribu ne vedijesimin e mediave shqiptare se popullit nuk i duhen vetem serialet turke, politika dhe lajmet e vuajtuara, por populli eshte i urritur per dicka te re, inspiruese, pozitive dhe qe zhvillon!

Ke privilegjin t’i lexosh keto letra qe jane te derguara direkt nga zemra e ketyre personave! (Letrat nuk jane te korigjuara, por jane origjinale)

Urdhero e ndije edhe ti mllefin ne cdo qelize te trupit ne pyetjen se cka i mungon popullit shqiptar!

Znj. Elvira, pershendetje!
Eshte nje pyetje qe ka hapesira sa te duash, per qfar ka nevoj vendi yn?, kjo pyetje eshte me permasa dimensionale te medha, vendi yn ka nevoj per gjithka, per te gjitha gjerat gjithqka eshte mangut, nuk e kuptoj pse njerzve ju ka humb arsyeja, nuk e di se qfar po ndodh, ne vend qe tani jemi te lire dhe te udhheqim veten tone ashtu si duhet e ta gezojm lirine te perparojm, ketu po e perbijn teposhteza me te gjitha…PO pse po ndodh kjo?,,, kush jane shkaktaret?, KULTURA ESHTE E MANGET, populli eshte i pa vetedijshem si kane njohurit e nevojshme, interesi, mbingarkesa, mos paraja, uni qe vetem un dhe un dua te jem, kane dominuar, nuk ka askund interesa te perbashketa, bashkpunime, mirekuptime, nuk e di qfar po ndodh pse po ndodhin, njerezit flasin flasin dhe ne fund sa asnje rezultat pozitiv, perse i neglizhojn gjerat?, perse nuk nisen nga gjerat e thjeshta ti arrijn ato te medhajat, por duan ti kapin menjeher majat pa kaluar ato elementaret, perse nuk ka ligje, rregulla, perse nuk flet ajo qe te takon ta maresh por ajo qe ti vetem perse mund ta maresh?…Eshte nje kolaps i mberthyer qe po mbeshtillet, po kush jane shkaketaret?, perse po ndodh kjo???

Ka shume gjera te mangeta dhe disa me kryesoret jane qe ne po shkojm vetem te poshte jane sepse asnje po te maresh ne Kosov nuk e ke qe merret me ndonje gje me perkushtim asshtu si e do puna, por te gjithe shofin interesin e vet qe te marr nje pag mujore dhe per punen qe kane sju bie ndermend sepse sfunksionon akoma ligji, ketu dominojn fjalet e kota te boshatisura qe jane mesuar vetem te flasin, premtojn, dhe te mos shifet asnje rezultat…,nese ke ndonje pyetje me bej,,,kam shume gjera per ti shfryer, jam shume e mbushur…
Sh. G.

—————————-
” Pyetja ejote ishte per media drejten me thene me pelqejne keshillat emjekeve dhe nutricionistve per kulturen ete ushqyerit megjithese deshiroi me has ne ndonje komedi te mire dhe muzike te shpirtit qe me relakson  e jo keng kalle-kalle’.
F. L

—————————–
” Problemi qe shtroni eshte i drejte pasi mediat jane nje force e cila ka ndikim ne shoqeri.
Roli i mediave dihet qe eshte te pasqyrojne realitetin dhe te japin informacion te gjithanshem.Por fatkeqesisht ne shqiperi media vuan nga nje sindromi i amplifikimit te lajmit te keq icili behet burim stresi i vazhdueshem jo vetem per ne por me e keqja per femijet tane.Te hapesh televizorin dhe te degjosh per aksidente per krime brenda familjes e jashte saj,pernjerez te semure pashprese dhe kjo pothujse ne cdo moment te dites dhe pothujse ne te gjitha kanalet televizive,per mua nuk eshte normale.prandaj per te mos u zgjatur une kam mendimin qe mediat te fokusohen me shume ne lajme me pozitivitet,sado i vogel qofte ky lajm,te jepen me shume emisione per femijet ,adoleshentet,qe ata te mos mbeten tek filmat dhe kompjuteri .Te flitet me shume per edukaten shendetesore e cila tek ne pothuajse mungon.Te kete sensibilizim per sportin,qe te ndergjegjesohet rinia per tu marre me sporte te ndryshme dhe jo vetem ti shikoje ato ne ekrane.
Por duhet ne radhe te pare vullnet i mire per ti realizuar ato per te cilat kemi nevoje shume.
 
Te faleminderit qe kerkuat mendimin tim”
Mari,

Per t’i lexuar edhe disa nga pergjegjjet e lexuesve kliko ketu.

Per hire tendin, femijeve tu dhe gjithe popullit tone do te kisha lutur tja vazhdosh sygjerimeve se “”Cfare emisione dhe programe i duhen popullit tone?”.

Komento me poshte dhe sygjero edhe Ti!

Nese deshiron edhe ti te regjistrohehs ne Buletinin e Keshillave tek “Perndritja dhe Vitaliteti Shqiptar”kliko ketu.


 

Pse viti 2014 do te jete me ndryshime pozitive?

Pse viti 2014 do te jete me ndryshime pozitive?

Ndryshimet pozitive ndodhin atehere kur mesohen gjera te reja, inspiruese, motivuese dhe qe te mbushin energji.

Mbi 80.000 mendime qe i kemi ne dite, truri yne eshte mesuar automatikisht te mendoje njejte.  90% te mendimeve qe i mendojme sot jane te njejta me mendimet qe i kemi menduar dje e pardje. Ato sjellin lodhje fizike, mentale e merzi. Keshtu e kane shumica e njerezve. Arsyeja eshte mungesa e diturise se re, inspirimit, motivimit dhe energjise pozitive.

Ti qe e lexon kete postim ti je pjese e ndryshimit. A e din pse?

Ketu poshte e gjen listen me 28 fakte qe te bejne ty ndryshim pozitiv. Ti je informuar me keto fakte ne menyra dhe kanale te ndryshme gjate vitit 2013, din ti zoterosh dhe menaxhosh ato.
Je pjese e informacionit te ri, motivues e inspirues qe sjell energji pozitive . Ti je nder ata qe ke marre pjese ne seminaret e mia ne Kosove, Presheve e Maqedoni apo ne internet nepermes webinareve.  Po, je pjese e ndryshimit sepse ke pranuar keshilla te rregullta tek buletini i shendetit, apo me takon rregullisht ne Skype apo “Live” per t’i arritur qellimet ne jete dhe karriere. Me ke percjell ne Youtube,ne Facebook ne kete webfaqe apo ne te gjitha forumet e lartepermendura.

Ti je pjese e ndryshimit sepse ti e ke kuptu:

1. Se cka eshte stresi si dhe qe 95% te gjitha semundjeve burrojne nga stresi.

2. Si me menaxhu stresin?

3. Cka eshte ankthi dhe si te menaxhohet ai?

4. Cfare jane panikat e ankthit?

5. Cka eshte depresioni?

6. Simptomet e ankthit, stresit dhe depresionit?

7. Si ndikon vitamina B ne zvogelimin e depresiont dhe stresit?

8. Pse i duhet trurit Omega 3?

9. Cka jane afirmacionet dhe fuqite e saj?

10. Pse duhet afirmuar cdo dite?

11. Cka eshte meditimi?

12. Benifitet e meditimit ne rast stresi, depresioni apo ankthi?

13. Cka eshte Emotional Freedom Technique, shkurt EFT.

14. Din ta aplikosh metoden e EFT-se nese ke ankth, depresion apo je ne stres.

15. E ke kuptuar pse duhet perdorur vitaminat natyrore e jo artificiale.

16. E ke kuptuar rendesine e bimeve kur eshte fjala per proceset e ndryshme te sherimit.

Gjithashtu e ke kuptuar:
17. Rrezikun e keqperdorimit te antibiotikave

18. Rrezikun e keqperdorimit te antidepresivave

19. Rrezikun e ekzemeve ne lekure, arsyen pse lindin dhe pse plaket lekura para kohes

20. Pse duhesh vleresuar trupin tend dhe veten tende

21. Si ndikon vetebesimi i ulet ne jeten dhe karrieren tende

22. Arsyet qe te bejne te palumtur

E din se mungesa e nivelit ushqyes ne trup dhe tru

23. Shkakton inflamime ne trup

24. Inflamimet ne trup shkaktojne depresion, kancer e plot semundje tjera

25. Ti din gjithashtu si ta qetesosh veten me meditime kur je ne stres.

26. E din rendesine e konsultimeve profesionale.

27. E din termin “ankthi i perbashket social”.

28. Ti e din se je pjese e ndryshimit pozitiv sepse ti deshiron te mesosh gjera te reja qe te zhvillojne mentalisht, emocionalisht dhe shpirterisht.

Ne vitin 2014 do tja vazhdojme udhetimit tone te perbashket drejt perndritjes dhe vitaliteit shqiptar. Ne vitin 2014 ti do kesh njohuri me te pasura se sa qe ke pasur ne vitin 2013.

Cdo vit qe vjen e shkon eshte jeta.

Viti i posedon 8.760 ore. Nese i llogarisim ne minuta, ne vitin 2013  ti ke marre fryme dhe ke jetuar plot  525.600 minuta.
Viti i ardhshem do ti kete aq shume minuta. Te lus personalisht qe t’ja vazhdosh te jesh ndryshe nga te tjeret. Te lus gjithashtu e qe nga te gjitha keto minuta mos te jene 90% te mendimeve te njejta.

525.600 minutat e vitit 2014 ti do ti shfrytezosh per t’i sjell jetes tende dhe ty qetesi, begati dhe lumturi.

Nese nuk je anetare e buletinit te keshillave apo ke deshire te jesh pjese e webinareve dhe seminareve te mia me shkruaj tek:
elvira@lookfeeldogood.com

Kur ti ndryshon pozitivisht, pozitiviteti do te perhapet me shume ne familjen dhe shoqerine tende.

Tani me lejo ta uroj Vitin e Ri 2014 dhe i deshiroj ty dhe famijes tende dashuri, mbaresi dhe begati!

URIME2014

 

Jeta jote eshte dhurata jote

Jeta eshte dhurata!

Sa e cmon dhe e don dhuraten tende aq me shume do te jesh e/i lumtur.

Nje nder gjerat qe duhet pas parasysh qe ta konsiderojme jeten si dicka te cmuar eshte qellimi i jetes. Nese nuk e dijme se pse zgjohemi cdo dite nga gjumi dhe nese e marrim jeten si dicka te kot, rreziku eshte se ti do te jesh gjithmone e/i palumtur.

Ne video e kam shpjeguar se cfare une bej per ta konsideruar jeten si dhurate. Me jane duhur vite te tera ta kuptoj magjine e jetes dhe ta thej kodin e palumturise dhe ankthit. Ne kete video tregoj se cfare une bej cdo dite per ta mirembajtur energjine e paster.

Seminaret e Elvires – Cka thojne te tjeret…

Pse te tjeret?

Seminaret fuqizuese per mua jane nje ushqim shpirteror dhe mental. Cdo here pas cdo eventi inspirues une e ndi gjallerine ne trupin tim. Ndihem plot energji dhe pertrirje mentale.
Prandaj kete mundohem ta bej edhe une me seminaret, ligjeratet, punetorit dhe audiencen time.

Kam princip qe cdo here pas cdo eventi, seminari apo workshopi t’i marr pershtypjet e publikut.

Kete e bej per ata dhe per mua.
Per publikun sepse e di qe kur te shkruan me dore ne flete, jo vetem qe shprehjet te vijne me lehte por edhe e aktivizon nje pjese te trurit kur te shkruan. Kete e rekomendoj shume here!

Per mua sepse kam deshire te kem dokumentacion sepse e di qe referencat jane me te fuqishme se cdo dokument tjeter! Pastaj eshte nje kenaqesi t’i lexosh pershtypjet pozitive te njerezve. Kjo me motivon te punoj dhe kontriboj edhe me shume!

Me poshte vijojne vetem disa nga referencat e audineces time ne seminaret e kaluara ne Prishtine dhe Gjakove…

    Seminari ne Prishtine, kemi folur per emocionet, energjine e stagnuar dhe ketu e demonstroj tekniken e EFT-se se bashku me nje pjesemarrese.
Seminari ne Prishtine, kemi folur per emocionet, energjine e stagnuar dhe ketu e demonstroj tekniken e EFT-se se bashku me nje pjesemarrese.

Fjalet e fuqishme

“Nje seminar qe do ngelet gjithmone ne kujtimet e mia. Nje ligjerate  e mahnitshme nga ju e nderuar. Temat jane shume te qelluara, ndihem komplet nje Jehone tjeter e mushur plot energji, vullnet, dashuri e gezim. Jam e sigurt qe ky seminar do te me ndihmoje ne te ardhmen time si familiare, shoqerore po ashtu edhe ne biznesin tim”,  J.Sh, JehonaEventAgency

***
“Seminari i sotshem me ndihmoi me shume gjera, por rendesiia e tij me e madhe ishte fakti se gjate workshopit une kuptova qellimin tim ne jete, qe e kam kerkuar prej disa kohesh”, Diola.

***
“Diten e sotme do te cilesoja si nje dhurate te cmuar nga Perendia. Eshte hyjnore t’i ndihmosh ne rrugen perndriutjes. Komunikimi ishte per cdi lavdate pa asnje barriere”, Eminja

***
“Kjo ligjerate ka qene e mahnitshme. Une personalisht pritja krejtesisht dicka ndryshe dhe ketu ne Hotel Prishtina mesova nga ju znj. Elvira shume gjera qe nuk i kisha menduar kurre ne keto vite qe kane kaluar deri me tani”, Jetoni

***
“Kam lexuar mjaft libra te zhanrit psikologjik, te them te verteten mendova se nuk do te degjoj dicka te re. Megjithate e verejta dallimin. E para: Energjia juaj e nderuar Elvira, pastaj zeri juaj, shikimi i ngrohte, vetebesimi dhe sinqeriteti me bene te ndjehem mire dhe ngadal u miqesova me ju edhe pse ju takova per here te pare. Mesova gjera qe nuk kam lexuar me pare”. Merita Shasivari

***
“Deshira ime kishte qene qe keto mendime pozitive te degjohen me teper nga ne, sidomos populli yne qe gjendet me teper ne gjendje depresive. Faleminderit znj. Elvira per keto fjale te mrekullueshme qe i ndave me ne” Ledri Duraku

***

“Kur erdha isha pak e lodhur dhe me emocione, ndoshta nga koha shume e keqe. Gjate ndegjimit te seminarit tuaj dhe komunikimit fillova me u relaksu. Gjate meditimit fillova te lirohna krejtesisht nga emocionet. Te falemnderit Elvira. ” Valbona Xerxa

***

Per seminarin e radhes me daten 31/8, shiqoje ftesen me poshte dhe konfirmoje ardhjen tende sa me shpejt qe mundesh. Nuk ja vlen mos me ardh!
Nese ke mundeis dhe kohe, nese e respekton dhe e vlereson veten ti do te vish gjithsesi!
elvira@lookfeeldogood.com
SEMINARI31gusht_Fotor

Intervista ime ne gazeten shqiptare – E verteta shokuese e vetebesimit tone!

Intervista ime ne gazeten shqiptare – E verteta shokuese e vetebesimit tone!

A deshiron t’i dish disa fakte  te vetebesimit tone?

Ne intervisten qe e kam dhene ne gazeten “Intervista” kam nxjerr ne shesh arsyet e vetebesimit tone te ulet si dhe si te veprojme per ta ngritur ate.
Ne kete postim do te shpjegoj me gjere dhe do te zbuloj se cila metod konkretisht me ka ndihmuar mua ta transformoj gjendjen time negative ne lumturi dhe paqe shpirterore.

E falemnderoj gazetarin e “Intervistes” Arlis Alikaj, per nje pune te palodhshme dhe  serioze qe ja ka perkushtuar botimit te intervistes. Per te dal te artikulli kliko ketu.

Pse vetebesimi i ulet?

Vetebesimi i ulet eshte nje nder arsyet me te medha te stagnimit shoqeror dhe individual.
Frika eshte burrimi i vetebesimit te ulet. Me tutje nga kjo lindin: palumturia,depresioni, ankthi dhe pasiguria.

Se pse nuk shkojme perpara dhe nuk ecin gjerat ashtu sic dojme ne nivelin social/ekonomik/edukativ/shendetesor/politik/shkencor/shoqeror jane rezultat i frikes dhe vetebesimit te ulet kolektiv.

Frikat qe do i permendi me poshte mund te zberthehen ne nivelin, individual, ne nivelin e nje organziate apo shoqerie. Ato vijojne me poshte:

Frika per te folur para publikut, apo frika te shiqosh personin ne sy kur te komunikosh, frika me punu me pasionin tend, frika qe ben gabime, frika mos po e lendon dikend me vendimet e tua, frika se cka mendojne te tjeret per ty, frika te jesh e/i paragjykuar nga te tjeret, frika te jesh e/i kritikuar, frika me fol me ze te larte, frika mos me thene te verteten, frika mos po vdes ndonje i aferm, frika mos po ndodh dicka e keqe,frika mos po ndodh dicka e mire,frika nga babai, frika nga mamaja, frika nga shteti, frika nga shefi, frika nga mesuesi, mesuesja, frika nga qeni, frika nga maca, frika nga terri, frika nga e verteta, frika me qajt, frika me qesh, frika me vdek, frika me jetu. Keto ishin vetem disa nga me te zakonshmet.

Vetebesimi i ulet eshet i lidhur ngusht, apo eshet pjese e pandashme e frikes.

Gati te gjitha keto frika i kam takuar te vetja ime prej qe e mbaj ne mend veteteven e deri para 10 vieteve.  Keto frika i takoj ende sot ne seancat e mia terapeutike me klientet e mi.
Nese e llogarisim perioden se sa kemi qene ne frike, te gjithe do te dalim eksperte te frikes. E dijme si te frikohemi, sepse jemi automatikisht te programuar ta ndijme ate.
Une sot punoj si eksperte e zgjedhjeve te frikes. I kam studijuar, hulumtuar dhe aplikuar ato me vite te tera.  Metodat qe me kane ndihmuar mu dhe  kam praktikuar une i ndaj cdo dite me lexuesit dhe me klientet e mi.

E di qe edhe ti i ke disa nga keto frika.  E di qe shumica nga ne, apo me fal..te gjithe ne kemi shume frika.

Nese nuk lirohemi nga frikat qe i kemi ne trup dhe ne tru, ne nuk do te kemi nje jete te shendoshe dhe te lumtur. Rreziku eshte qe te mbetemi viktime pergjithmone dhe ta krijojme nje shoqeri me plot viktima.
Femijeve dhe gjeneratave qe vijne pas nesh do t’ju mbjellet kjo fare e frikes sikurse qe na u kane mbjell neve nga gjeneratat e kaluara. Kete duhet ta ndalim tani.

Me e keqja eshte se kjo do te ndikoj ne shendetin tone, mental, fizik, emocional dhe shpirteror. Me fjale te tjera nuk eshte mire as per trupin e as per trunin.
Kjo ndjenje t’a “han” mbrendesinë tende dalngadal, derisa trupi nuk munde te duroj me.

Eshte fakt i dhimbshem se askush nuk na ka mesuar per vetebesimin, as ne shkolle, e as ne shoqeri  dhe ne familjet tona gati kurre nuk flitet per kete.
Nese jemi te vetedijshem qe e kemi vetebesimin e ulet, kurre nuk eshte vone per ta ndryshuar kete. Nuk kemi arsye ta fajesojme askend. Mjafton te dijme pse ndihemi ashtu sic ndihemi.

Pasojat e nje shoqerie me vetebesim te ulet sjellin pra degradim shoqeror, ne familje dhe tek vet individi.

Ne punen time 12 vjecare me nejrez  kam arritur ta hulumtoj dhe konstatoj nje fakt shume te rendesishem. Vetebesimi i ulet egziston edhe te ata te cilet i kane postet e larta ne nje shoqeri dhe ata te cilet jane ne hierarkin me te ulet te shoqerise. Nuk ka lidhje se a je shef i policise apo kriminel. Politikan, psikolog apo mesues.  Amvise apo pronare e biznesit. VIP apo gazetar.

Si mund ta ngrisim nivelin e vetebesimit!

Vetebesimin e larte e arrin vetem atehere kur te lirohesh nga frika, brengat, stresi i perditshem dhe ankthi.

Meditimet jane ato te cilat me kane ndihmuar mua me se shumti dhe me kane qetesuar nga shqetesimet me te medha qe i kam pas. Me fjale te tjera me kane shpetuar nga lodhja konstante dhe nga ankthi. Kohen qe e kam kalu ne ankth e kam transferu ne kohen per me kriju dicka te mire. Eshte humbje jete te jesh ne ankth dhe frike konstante.

Msheftesite e meditimeve

Sekretin e meditimeve i kam zbuluar ne keto tri seanca qe i gjen me poshte.

Kjo teknike te ben te lirohesh nga mendimet dhe te “riprogramohesh” ne nivelin e nenvetedijes. Te kontribon ne clodhje mentale dhe fizike. Gjithashtu te ndihmon te kesh me shume kontakt me trupin tend i cili eshte instrumenti kryesor qe te tregon kur dicka eshte mire apo keq.

Seancat e meditimt jane te krijuara per ty qe e vlereson veten

Kur te vlereson veten ti do te jesh ne qetesi mentale dhe paqe shpirterore.
Keto seanca jane te krijuara per t’a “pastruar” energjine, friken dhe stresin e perditshem. Meditimet jane te dizajnuara te punojne ne nenvetedijen tende, aty ku eshte vendi nga te cilat burrojne te gjitha zgjedhjet dhe vendimet qe ti i merr cdo dite ne jete dhe karriere.
Temat te cilat i kam zgjedhur jane shume aktuale dhe te bazuara nga e perditshmja e secilit nga ne. Eshte e verteta e jote dhe e imja.
Skärmavbild 2013-07-28 kl. 01.37.53

Ti do te trajtohesh me respekt

Pasi qe i kam perjetuar ato qe ti i perjeton sot cdo metode e imja e punes rrjedh nga respekti qe e kam per problemin tend. E di cka do te thote te jesh ne frike dhe e di domethenien e lirise mentale dhe emoiconale.
Keto meditime i kam kriju per ndihmuar ty qe deshirojn ta ngrisesh nivelin e vetebesimit dhe te lirohesh nga gjendja kritike e depresionit, ankthit apo frikes.
E di qe je duke e pritur ate dite kur te perjeton lirine e te qenurit ti ne vetebesim te larte dhe duke perjetu momentin e kenaqesise pa menduar ne frike.

Kur t’i degjon keto meditime ti do ta ndish se keto jane te krijuara per ty.

Kliko ne pullen “BUY NOW”

Kam krijuar  dy meditime gratis dhe ato mund ti gjesh ne Youtube.

Keto me poshte  jane te dizajnuara special per ta “riprogramuar” nenvetedijen dhe mund te porositen vetem per 10€.
Cmimi eshte zbritur nga 15€. SHfrytezoje rastin dhe nese ke mundesi t’i investosh 10€ qe te lirohesh nga frika qe te kaplon cdo dite beje ate.
Ky cmim do te jete vetem gjate muajit korrik dhe gusht dhe pastaj prap do te ngritet ne 15€.
Shtype pullen BUY NOW tani sepse e vetmja gje qe mund te humb eshte eventualisht frika.

Skärmavbild 2013-07-28 kl. 01.33.34 Skärmavbild 2013-07-28 kl. 01.37.53



P.s Nese ke meditu cdo dite brenda 3 jave dhe asnje nga temat e meditimeve nuk te ka ndihmuar per ta permiresu situaten ty do te kthehen te hollat.

Nese ke pyetje me shkruaj tek:
elvira@lookfeeldogood.com